Rama: Nga 1 tetori mund të bëhet mamografia falas në tri Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se të gratë mund të bëjnë mamografi falas në tri QMF nga data 1 tetor.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se mamografitë mund të bëhen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes "Dardania" dhe në QMF "Veternik".
Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se autobusët e Trafiku Urban Prishtinë tashmë kanë marrë ngjyrë rozë në kuadër të fushatës "Race for the Cure Prishtina".
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me 01 Tetor të gjithë duhet të vrapojmë për një kauzë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.
Të nderuara, nëna, motra, gra bëni kontrolle në Qendrat tona të mjekësisë familjare, në tre QMF mund ta bëni mamografinë falas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes "Dardania" dhe në QMF "Veternik".
Kontrolli dhe zbulimi me kohë i sëmundjes mund të shpëtojë jetë!
Autobusët e Trafiku Urban Prishtinë tashmë kanë marë ngjyrë rozë në kuadër të fushatës "Race for the Cure Prishtina".
Falënderoj drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Dr.Izet Sadiku dhe po ashtu doktorët e bashkëpuntorët tjerë për punën e palodhshme që po e bëjnë për këtë kauzë të rëndësishme.
