Rama: Kosova në fazë të rrezikshme si pasojë e veprimeve të Albin Kurtit - NACIONALE

Rama: Kosova në fazë të rrezikshme si pasojë e veprimeve të Albin Kurtit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme si pasojë e veprimeve të Kurtit;

Ai shkruan:

“Ndërprerja e dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Kosovën është zhvillim tejet shqetësues.

Kjo tregon se Kosova ka hy në një fazë të rrezikshme, si pasojë e veprimeve të pamatura dhe të dëmshme të Albin Kurtit.

Është momenti i fundit që qytetarët të reflektojnë seriozisht për këtë subjekt politik, i cili çdo ditë e më shumë po rrënon themelet e shtetësisë së Kosovës dhe raportet me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Lajme të ngjashme