Rama i numëron ofendimet ndaj Haxhiut, harron se vetë Albulena Haxhiu e quante “kriminel” Kadri Veselin - NACIONALE

Rama i numëron ofendimet ndaj Haxhiut, harron se vetë Albulena Haxhiu e quante “kriminel” Kadri Veselin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Sekretari i VV-së, Alim Rama, i ka numëruar disa prej fjalëve që janë thënë ndaj Albulena Haxhiut.

Megjithatë, Rama ka harruar se vite më parë, vetë Albulena Haxhiu e quante “kriminel” Kadri Veselin.

Postimi:

“Fundrrinë politike”, “terroriste politike”, “specie e përçudnuar”, “përçarëse”, “konfliktuoze”, “belagjike”, “vegël”, janë disa prej ofendimeve të ulta me të cilat opinionistët në televizone e portale po shajnë me mllef të papërmbajtur deputeten Albulena Haxhiu.

Ajo është deputetja më e votuar me mbi 125 mijë vota në këtë legjislaturë të nëntë e cila është në prag të konstituimit. Albulena është kryetare e organizatës së gruas në Lëvizjen tonë (GVV) dhe për një dekadë të plotë deputete e Kuvendit të Republikës.

Sulmet ndaj saj janë dekurajuese për vajzat dhe gratë që duan të angazhohen në politikë.

Lajme të ngjashme