Rama i ndan titullin "Qytetar Nderi i Prishtinës" Lordit britanik Paddy Ashdown në Ditën e Çlirimit - NACIONALE

Rama i ndan titullin "Qytetar Nderi i Prishtinës" Lordit britanik Paddy Ashdown në Ditën e Çlirimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë titullin Qytetar Nderi i Prishtinës Lordit britanik Paddy Ashdown, për kontributin e tij në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës.

Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Rama ka thënë se Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë.

Urime 24-vjetorin e Çlirimit të Prishtinës! Institucioni i Kryeqytetit i ndan titullin "Qytetar Nderi i Prishtinës" Lordit britanik Paddy Ashdown, për kontributin e tij në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës. Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë. Ai kundërshtoi veprat mizore dhe përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996. Duke dëshmuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe mbështetur intervencionet e NATO-s, ai u bë zëri i drejtësisë për Kosovën.” – ka shkruar Rama.

Kreu i Prishtinës ka bërë të ditur se këtë titull e ka pranuar e bija e Lordit Ashdown, zonja Katherine Theurel.

E meqë Lordi Ashdown nuk jeton më, na nderon me praninë e saj në sallë, e ardhur enkas në Prishtinë për ta marrë titullin në emër të tij, e bija e Lordit Ashdown, zonja Katherine Theurel. Le të përkujtojmë gjithmonë dëshmorët dhe heronjtë e atdheut tonë.” – ka përfunduar Rama.

Lajme të ngjashme