Rama: Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë nis me fluturimin e “Bayraktarëve” - NACIONALE

Rama: Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë nis me fluturimin e “Bayraktarëve”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ceremonia e hapjes së bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë, do të nisë me fluturimin e parë të dronëve “Bayraktar”.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet duke u bërë montimi i këtyre tre dronëve që ushtria e Shqipërisë i pranoi para tre ditësh.

“Me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama krah videos.

Lajme të ngjashme