Rama: Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit ka dhënë dorëheqje - NACIONALE

Rama: Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit ka dhënë dorëheqje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, ka dhënë dorëheqje.

Ai ka treguar se dorëheqje ka ardhur për arsyeje të vazhdimit të studimeve pasuniversitare jashtë vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se Bedo do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, ka shkruar Rama.

Tashmë, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të drejtorit të SHISH, Helidon Bendo.

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar”, thuhet në dekretin e presidentit.

Lajme të ngjashme