Rama dhe Meloni: Shqipëria Marrëveshje të Pensioneve me Italinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofti se me Italinë ka arritur Marrëveshjen për Pensionet, dokumentin final për të cilin ia ka sjellur vetë Kryeministrja, Giorga Meloni.
“LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit ligjor mbi Marrëveshjen e Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë🇦🇱❤️🇮🇹”, shkroi Rama.