Rakiq përmendi edhe boshnjakët e goranët në fjalën e tij: "Nuk lejojmë të na shkelin"
Ish ministri në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, ka bërë një fjalim mjaft të ashpër e të rëndë në protestën e sotme në Rudarë.
“Terrori që po e pësojmë çdo ditë, listat sekrete, arrestimet dhe keqtrajtimet e forcave speciale të Albin Kurtit janë shkaku i tubimit të sotëm. Duam të themi se duam paqe dhe liri, por edhe se nuk mund të heshtim ndaj padrejtësive, rrahjes së popullit tonë, të pranojmë që të zhdukemi në heshtje,” – u shpreh z. Rakiq mes tjerash.
Por, ai në këtë fjalim nuk përmendi vetëm serbët e vendit por edhe “boshnjakët e goranët”.
Kryetari i Listës Serbe kërkoi lirimin e Milan Axhiqit dhe Dejan Pantiqit dhe po ashtu kërkoi tërheqjen e policisë nga veriu i Kosovës.
Ekipi i Nacionales në veri ka thënë se tashmë protesta e serbëve është shpërndarë e qetë.
