Rakiq nga Rudari me deklarata të papranueshme: Ja një recetë për heqjen e barrikadave
Në një video-adresim nga Shtabi i Krizave, nga barrikadat në Rudar, kreu i Listës Serbe Goran Rakiq foli edhe njëherë për barrikadat në pjesën veriore të Mitrovicës.
Rakiq ka kërkuar që të tërhiqen njësitë policore nga veriu u Kosovës si dhe të lirohen serbët e arrestuar.
“Prej këtu, nga Rudari, do t’i jap një recetë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave, që është lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar, tërheqja e të gjitha njësive nga veriu i Kosovës dhe Metohia, heqja e listave sekrete dhe një lloj të listave për vrasjen e serbëve”, tha Rakiq në pretendime të ulëta e të papranueshme.
Rakiq ishte ministër në Qeverinë Kurti II por kishte dhënë dorëheqje së bashku me shumë zyrtarë tjerë serbë.