Rahovec: Vdes një 3-vjeçar pasi dyshohet se i ra dera e hekurt
Një 3-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e një dere të hekurt e mbështetur nga muri.
Rasti ka ndodhur në Rahovec, ku sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës
Raporti i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rahovec / 14.07.2024-20:05. Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë - viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.