Rahimaj pyetet për pikturën e "Kurtit luan", nervozohet një zyrtar i komunës së Kamenicës
Vaxhid Rexhepaj, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Kamenicës, është përgjigjur mjaft i tensionuar ndërsa kryetari Rahimaj është pyetur për pikturën e kryeministrit Kurti të krahasur me luan, që është e vendosur në murin e zyrës së tij.
I pyetur nga gazetari i T7, nëse piktura do të largohet nga muri i zyrës, Rexhepaj është përgjigjur në vend të Rahimaj me një gjuhë të ashpër e ofenduese.
“Shpejt ua bijmë pronarëve të juaj… qata që kanë qejf… pronarëve të juaj ata që kanë marak, ata jau bijmë… edhe Vuçiqi qesi që kanë marak,”- është përgjigjur ai.