Rahimaj për pikturën e Kurtit si luan: E kam dhuratë nga një profesoreshë e artit
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj në zyrën e tij e mban një fotografi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku ai pasqyrohet sikur luan.
Një fotografi kjo e përdorur nga militantët e Vetëvendosjes, e nga shumë grupe në rrjetet sociale.
Fotografia e cila ngjalli interesin e publikut, përshkak se në ambiente të tila zyrtare sipas protokollit vendoset fotografia e presidentit të Kosovës. Siç duket z.Rahimajt i pëlqen ta mbaj si dekor një pikturë, siç thotë ai dhuratë nga një profesoreshë e artit.
“Kjo pikturë është pikturuar nga një profesoresh e artit në Kamenicë në maj të vitit 2020”, tha ai në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”.
Nuk dihet nëse z.Rahimaj do të vazhdoj ta mbaj këtë dekor në zyrën e tij.