Rafuna: Po humbasim prodhimin, deficiti tregtar po thellohet çdo ditë
Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ngritur shqetësimin në lidhje me situatën e bizneseve në Kosovë, duke theksuar sfidat dhe problemet me të cilat përballen ato. Në një intervistë për "Pressing" në T7, ai ka shprehur shqetësimin e tij për për rënien e eksporteve në muajt e fundit, duke sjellë në vëmendje rritjen e importeve dhe thellimin e deficitit tregtar.
Ai theksoi nevojën për të fuqiziuar bizneset vendore duke thënë se ata po zgjerojnë praninë e tyre në tregjet rajonale, duke filluar nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi.
“Ne jemi duke e humbur prodhimin. Nëse i marrim statistikat e muajve të fundit ne kemi rënite të eksporteve, pra është rritë shumë importi. Deficiti tregtar vetëm sa shkon duke u thelluar edhe më shumë. Kompanitë kosovare janë të lakmueshme dhe model për bashkëpunim. Kemi produkte shumë kualitative që kanë depertuar edhe në tregun europian. Ne nuk guxojmë që këto produkte t’i largojmë prej tregut se ai treg është fituar më shumë mund. Kompanitë tona vetëm kanë filluar me pa Maqedoninë e Veriut dhe janë duke investu, në Shqipëri dhe ndërtim në Mal të Zi”, tha ai.