Radoniqi: Brenda një ore KQZ-ja do të dalë me rezultate preleminare
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë me dije se KQZ-ja do të dal shumë shpejt me rezultate preleminare.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se me këtë rezultat KQZ-ja do të dalë brenda orës.
“Brenda orës do të dalim me një konferencë, ku do t`i publikojmë rezultate preleminare. Brenda orës, mos të them më shumë”, ka thënë ai.
Më pas, ai ka treguar se nga ora 19:00 ka filluar afati i ankesave.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se nga ora 19 ka filluar afati 48 orësh për paraqitjen e ankesave në PZAP lidhur me procesin e votimit të sotëm”, ka thënë Radoniqi.