Rada Trajkoviq ‘i hakërrehet’ Vuçiq: Më kot po përpiqesh të më trembësh, unë jam në anën e drejtë - NACIONALE

Rada Trajkoviq ‘i hakërrehet’ Vuçiq: Më kot po përpiqesh të më trembësh, unë jam në anën e drejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë një postim në profilin e saj në Twitter duke iu hakërryer presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Ajo ka denoncuar edhe që ndodh në peizazhin mediatik serb, e ku nuk mungojnë sulmet ndaj politikanes serbe.

“Më kot po përpiqesh të më trembësh Aleksandër Vuçiq. Më kot, analistët e tu në PINK (TV) më bëjnë objektiv qitjeje 24 orë në ditë para gjithë kombit. Më kot ju zgjoni edhe ‘të fjeturit’ brenda opozitës në përpjekje për të më diskredituar. Unë jam në anën e drejtë. Serbët në Kosovës duhet të heqin qafe kriminelët.” - ka shkruar ajo në llogarinë e saj.

Ajo ka shtuar se serbët e Kosovës duhet të rikthehen në periudhën para vitit 2012.

Duhet të kujtojmë se Vuçiq me emër e mbiemër kishte përmendur znj. Trajkoviq në disa raste, duke e sulmuar dhe duke e paraqitur si të lidhur me kryeministrin tonë Albin Kurtin.

Lajme të ngjashme