Ra ky "plan" e u panë: Rama thotë se i 'dha bekimin' Kurtit për marrëveshjen, Asociacionin e Kishën Serbe
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar në Facebook për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ai e ka quajtur Kurtin “mik të posaçëm”, derisa ka thënë se e kanë diskutuar detajisht marrëveshjen e Ohrit.
“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë,” – shkruan z. Rama.
Kryeministri shqiptar tutje ka deklaruar se e ka inkurajuar Kurtin që të hedhë hapa të tjerë, duke e përmendur edhe Asociacionin dhe Kishën Ortodokse Serbe. Për këto, ai thotë se do ta mbështes kryeministrin.
“Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor.” – ka përfunduar kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë.