Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri, policia jep detaje - NACIONALE

Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri, policia jep detaje

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një rast vjedhjeje është raportuar në mesditën në Mitrovicë të Veriut.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se një qytetari i është marrë një zarf me para të gatshme derisa po qëndronte në një kafeteri.

“Është raportuar se derisa ankuesi mashkull ishte duke qëndruar në një kafiteri, një person i dyshuar i panjohur kishte arritur t’i marrë një zarf mbi tavolinë ankuesit në të cilën kishte para të gatshme dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, është thënë në raportin e policië, duke treguar se rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa menjëherë është njoftuar prokurori kompetent.Hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të ngjashme