Qytetari që e lëshoi veriun: Jam i traumatizuar, jemi lodhë që 23 vite - NACIONALE

Qytetari që e lëshoi veriun: Jam i traumatizuar, jemi lodhë që 23 vite

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në veri të vendit ka pasur shumë shperthime ndonëse edhe situata e sigurisë kishte ekaluar.

Shumë qytetarë që jetonin atje kishin ngritur shqetësimet e tyre lidhur me shpërthimet që ndodhnin dhe se tregonin se nuk po ndiheshin të sigurtë.

Njëjtë u deklarua edhe Blerim Zhubi Blerim Zhubi, qytetar që jeton në pjesën veriore të Mitrovicës, i cili tha së është larguar nga banesa e tij.

Ai në një intervistë për T7 ka deklaruar se kryesisht janë të traumatizuar nga shpërthimet që kanë ndodhur dje që nga mesi i ditës.

Ai ka rrefyer se bashkëshortja e tij i ka treguar që kanë shpërthyer disa bomba, ndonëse tregon se kur janë larguar nga banesa kanë parë shumë qytetarë serbë. Zhubi tha se fatmirsisht nuk i kanë penguar.

Ata janë të traumatizuar nga shpërthimet. Ka ndodh tërheqja e njëkohësisht më ka thirr shoqja që kanë shperthy disa bomba. Kur kemi dalë para banesës ka qenë full full me popullatë serbe, ka dasht Zoti i madh nuk na kanë pengu. Policia e Kosovës në urën e Ibrit janë polici fiktive që nuk kanë të drejtë me bo as një hap”, ka thënë ai.

Ai tutje u shpreh se janë lodhur me të njëjta probleme që gati 23 vite.

Ose të na tregojnë e të kërkojmë azil politik, sepse jemi lodhur se 23 vjet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndryshe, dje gazeta Nacionale ka raportuar për situatën në veri edhe nga vendi i ngjarjes. Gazetarët e terenit që ishin atje, treguan se u dëgjuan shpërthime vazhdimisht.

Lajme të ngjashme