“Qytetarët po varfërohen”: Bedri Hamza jep shifra alarmante të inflacionit të produkteve bazë nën Qeverinë Kurti - NACIONALE

“Qytetarët po varfërohen”: Bedri Hamza jep shifra alarmante të inflacionit të produkteve bazë nën Qeverinë Kurti

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Inflacioni dyshifror, dobësimi drastik i rritjes ekonomike pas vitit 2021, thellimi i deficitit tregtar, ulja e investimeve kapitale dhe një sërë treguesish të tjerë negativë e kanë bërë aspak të lehtë përballjen e partisë në pushtet me ekonomistët e opozitës.

Megjithatë, larg konfrontimeve të drejtpërdrejta, duke shpërfillur treguesit realë ekonomikë, përmes indikatorëve të caktuar – si inflacioni 1.4 për qind i gushtit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak – qeveritarët tentuan ta paraqesin si pasqyrën e vetme reale me sfidën e çmimeve të larta gjatë viteve të fundit.

Kur qeveria Kurti po numëron ditët e fundit të mandatit të saj, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka elaboruar në detaje dallimet mes narrativës së pushtetit dhe krizës së vendit.

Hamza e nisi intervistën në “Debat Plus” duke kritikuar pushtetin në lidhje me vonesën me rritjen e pagave.

“Çdo rritje është e nevojshme, e mirëpritur, por pyetja është; pse s’i ke bërë që katër vjet?. Çka është bërë që katër vite për t’u adresuar preokuptimet, nevojat e qytetarëve të Kosovës. A ke rrit paga. A ke rrit pensione.” – tha ai.

Ai u ndalë edhe te programi i partisë në pushtet duke kujtuar se premtime e dhëna, “as përafërsisht s’janë përmbush.”

“Sa e gjatë është lista e premtimeve të parealizuara. Është Qeveri që për katër vite, ka mungesë të rezultateve. Pa ndryshim domethënës në ambientin e të bërit biznes.” – shtoi ai.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së u pyet edhe për temën e shumëdiskutuar të inflacionit në dritën e mburrjes së fundit të pushtetit me një shifër të muajit gusht të këtij viti.

Hamza tha se niveli i inflcaionit aktual nuk reflekton të gjithë tablon e realitetit katërvjeçar.

“Vazhdojnë më u rrit çmimet. Nuk janë zvogëluar çmimet kur janë rrit në vitet e kaluara me 11-12 e 3-4 për qind ndërsa këtë vit që vazhdon prapë inflacioni.” – deklaroi Hamza.

Ai shpjegoi se nëse shikohet niveli i inflacionit në tërësi përgjatë katër viteve të fundit, “çmimet e produkteve bazike kanë lëvizur prej 40 deri në 100 për qind.”

“Nëse e marrim qeverisjen për katër vite, çmimet e produkteve bazike kanë lëvizur prej 40 deri në 100 për qind. Kjo 1.4 i referohet vetëm vitit aktual në raport me vitin paraprak dhe nuk nënkupton që është zvogëluar inflacioni sepse janë zvogëluar çmimet. Nënkupton që ato çmimet e larta kanë vazhduar të rriten edhe 1.4 për qind në raporton me vitin paraprak. D.m.th., kemi një përkeqësim të standardit të jetesës së qytetarëve. Kemi një varfërim të qytetarëve.” – pohoi kryetari Mitrovicës.

Niveli i lartë i inflacionit të produktet bazike, sipas tij, ka sforcuar edhe më tej shtresat me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Kosovë.

“Kur flasim për inflacionin ne flasim për indeksin mesatar të harmonizuar të çmimeve. Kur flasim për bukën, energjinë, shërbimet tjera... ato rezulton që janë rrit mbi 40 për qind. Dhe kjo kryesisht i ka goditur shtresat me të ardhura të mesme dhe të ulëta.” – th ai.

Lajme të ngjashme