Qytetarët në Skenderaj ndezin qirinj në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut
Për nder të përvjetorit të Masaktës së Reçakut, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj janë ndezur qirinj në formë të lulëkuqes në shenjë përkujtimi për të gjithë viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Në këtë aktvitet ka marrur pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Fadil Nura dhe zyrtarë tjerë komunal, duke e mbështetur nismën na Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të vikimave të gjenocidit serb në Kosovë.
“Qirinj të ndezur në formën e lulëkuqes dhe heshtje e plotë në Sheshin “Adem Jashari” kanë mbizotëruar sonte në orët e pasdarkes, në shenjë përkujtimi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, aktivitet ky në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarë, duke përkrahur kështu nismën nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktima e të gjenocidit serb në Kosovë.” – thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.
