Qysh u votuan nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet në vitin 2021? - NACIONALE

Qysh u votuan nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet në vitin 2021?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bllokada e radhës ka ardhur te Kuvendi.

Megjithatë, njëjtë nuk kishte ndodhur në vitin 2021.

Kryesuesi i asaj kohe, Avni Dehari, në seancën konstituive, e pranonte se zgjedhja e nënkryetarëve nga komunitetet bëhet me një votim.

Tash, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, gjatë seancës tha se komunitetet nuk kanë konsensus për një votim, andaj shkoi me dy votime.

“Vazhdojmë me zgjedhjen e dy nënkryetarëve të Kuvendit, një nga radhët e komunitetit serb, dhe një nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë. Zgjedhja e tyre bëhet me një votim. Deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb propozojnë një deputet për nënkryetar, dhe deputetët e komuniteteve tjera, propozojnë një deputet për nënkryetar”, deklaronte aso kohe Avni Dehari.

Lajme të ngjashme