Qysh tregoi Kushtetuesja se shumica e deputetëve po e shkelin Kushtetutën dhe jo komuniteti serb - NACIONALE

Qysh tregoi Kushtetuesja se shumica e deputetëve po e shkelin Kushtetutën dhe jo komuniteti serb

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Aktgjykimi i plotë i publikuar nga Gjykata Kushtetuese është mjaft voluminoz dhe ka sqaruar disa nga pikat kryesore, sa i përket mbarvajtjes së seancës konstituive. Në këtë kontekst, disa nga pikat më të rëndësishme të arsyetimit të këtij Aktgjykimi janë 126, 127, 128, 138, 147, 148, 153, 156, ku theksohet se në rastin konkret, janë deputetët e shumicës ata që kanë bllokuar konstituimin e Kuvendit, me mosvotimin e tyre për propozimin që ka ardhur nga komuniteti serb.

Pika 126 dhe 127, 128

Në pikat 126, 127 e 128 Gjykata e bënë të qartë se sikurse i takon subjektit me më së shumëti deputetë të propozoj dhe rrjedhimisht ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit, sikurse ndodhi me Lëvizjen Vetëvendosje duke e zgjedhur Dimal Bashën, ashtu edhe tek rasti i komunitetit serb, propozimi i takon subjektit me më së shumëti deputetë në Kuendin e Kosovës.

Nga si më sipër, Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit Serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb.”

Pika 138

Kjo pikë sqaron se pa anëtar të komunitetit serb, Kryesia e Kuvendit nuk është në përbërje të plotë.

Thënë këtë, bazuar në leximin e përbashkët të paragrafit 2 të nenit 64 dhe paragrafëve 1, 4 dhe 6 të nenit 67 të Kushtetutës, rezulton se përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në strukturën e Kryesisë së Kuvendit, është garanci kushtetuese, në mënyrë që edhe komunitetet që nuk janë shumicë, respektivisht, komuniteti Serb dhe komunitetet tjera që nuk janë shumicë, të përfshihen në funksionimin e plotë të Kryesisë së Kuvendit duke iu mundësuar atyre që të marrin pjesë në vendimmarrjen e Kryesisë së Kuvendit, në mënyrën e përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit

Pikat 147 dhe 148

Në këto pika bëhet krejtësisht e qartë se bllokimi konkret i Kuvendit, për të cilin është dërguar kërkesa, ka ardhur si pasojë e shumicës së deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës. Pra, 61+ deputetë, dhe jo nga ana e komuniteteve.


Pavarësisht konkluzionit të lartcekur, Gjykata sqaron se në rastet kur e drejta kushtetuese në procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit gjatë konstituimit të Kuvendit nuk ushtrohet nga deputetët apo grupet parlamentare, që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë të Kryesisë së Kuvendit, qofshin ato nga komuniteti shumicë apo nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë, të cilat mund të manifestohen në pengimin e këtij procesi, apo në rastet kur, përkundër vullnetit të shumicës së deputetëve për të zgjedhur anëtarin e Kryesisë, Kuvendit i pamundësohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së saj, Kuvendi përjashtimisht, do të mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, me kushtin që Kryesia e Kuvendit të ketë kuorum në vendimmarrjen e saj në përputhje me paragrafin 3 të nenit 20 (Mbledhja e Kryesisë) të Rregullores së Kuvendit, i cili përcakton se: “Vendimi i Kryesisë merret me shumicën e anëtarëve të pranishëm në mbledhje.” Megjithatë, Gjykata thekson se ky nuk është rasti në rrethanat konkrete sepse dështimi për konstituimin e Kuvendit në rastin e tanishëm i atribuohet mosvotimit të shumicës së deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, për kandidatët e propozuar, qoftë (i) të propozuar drejtpërdrejt nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, respektivisht komunitetit Serb; ose (ii) përmes procedurës së shortit.

Pika 153, 156

Në këto dy pika risqarohet qartë, se për shkak që shumica e deputetëve nuk e zgodhën nënkryetarin nga komuniteti serb, e kanë shkaktuar një Kryesi të pa plotë dhe anti-kushtetuese. Meqenëse Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha shpalli Kuvendin e konstituuar.

“Ashtu siç u theksua më lart, përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvend përfshirë edhe në Kryesinë e Kuvendit është detyrim kushtetues. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë nënkryetarin nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, Kryesia e saj do të ishte e paplotë dhe jokushtetuese. Në këtë kontekst, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti Serb si anëtar i domosdoshëm i Kryesisë së Kuvendit, është parakusht për konstituimin e Kuvendit.

Lajme të ngjashme