Qysh "e shiti" Rilind Gërvalla lajmin e “Sllobodna Bosnës” si të “Sllobodna Evropës”: Redaktori jep prapaskenat - NACIONALE

Qysh "e shiti" Rilind Gërvalla lajmin e “Sllobodna Bosnës” si të “Sllobodna Evropës”: Redaktori jep prapaskenat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prapaskenat e lajmit të rremë të “Sllobodna Bosnës” të transmetuar në RTK i ka treguar fije-për-pe Redaktori i lajmeve qendrore të RTK-së, Jeton Musliu.

Në një shpjegim prej fillimi gjer në fund Musliu i dha detajet. Gërvalla, siç e shpjegon Musliu, vazhdimisht e ka përmendur si një tekst të "Radio Slobodna Evropa" (Radio Evropa e Lirë, shërbimi në gjuhën serbe); ndërsa tek më vonë e ka parë që bëhet fjalë për "Slobodna Bosnën"; medium ky krejt tjetër.

“Znj. Berbatovci me ftoi edhe mua ne zyren e z. Gervalla. Ne pranine edhe te znj. Berbatovci, drejtori Gervalla me tha se duhet realizuar nje kronike mbi raportimin e RTKLive per takimin e Radoiciqit me Vuciqin. Gjithashtu, tha se edhe Radio ‘Slobodna Evropa’ ka publikuar nje artikull e te cilin bashke me kete artikullin autorial nga RTKlive, te behet nje kombinim. Ai tha se “Slobodna Evropa”, vazhdimisht edhe duke e perditesuar lajmin. Z. Gervalla dhe znj. Berbatovci u thash qe meqe behet fjale per artikull te publikuar se pari nga RTKlive si medium yni dhe Radio ‘Slobodna Evropa’ (Radio Evropa e Lire), do ta shikoj se cfare mund te bej. U kthva ne redaksi dhe nisa te kerkoj artikullin e radios “Slobodna Ervopa”. Ne oren 13:19 minuta, drejtori Gervalla me dergoi dy linqe. I pari i artikullit nga RTKLive dhe i dyti nga ‘Slobodna Bosna’. Aty e kuptova se kot kisha kerkuar artikullin ne ‘Slobodna Evropa’ meqe behej fjale per medium nga Sarajeva dhe jo Radio “Evropa e Lire” ne gjuhen serbe. Ne oren 13:34 minuta, linkun e artikullit autorial te publikuar nga RTKlive ma dergoi edhe U. d kryeredaktorja Berbatovci”.

“Meqe gjuhen serbe/boshbjake nuk e njoh, kerkova ndihme per perkthim nga kolegia Rabisha Muhaxhiri, Redaktore Pergjegjese e Redaksise se Minoriteteve. Bashke kemi diskutuar mbi gjysme ore nese perkthimi i saj ishte i sakte sepse personalisht ishte e pabesueshme ate qe lexoja. Parafrazoj:-“Thuhej se portali Periskopi kontrollohet direkt nga Milan Radoiciq e portali Nacionale ka pranuar transaksione financiare per te shkruar artikuj kunder qeverise Kurti”.

Bashke me znj. Muhaxhiri kemi kerkuar ne internet nese behet fjale per ndonje medium serb apo boshnjak me emrin Periskopi. Meqe nuk gjetem dhe ajo me siguroi se perkthimi eshte i sakte, te njejtin tekst te perkthyer, bashke me versionin ne origjinal, ne oren 15:54 minuta, ia dergova U. D kryeredaktores Berbatovci. Me pas edhe vet shkova ne zyren e saj, dhe i thash se kjo eshte absurde. Nuk kishte fakte as deshmi per keto pretendime te nje portali boshnjak dhe se prapa mund te fshihet diçka tjeter. Për më tepër, artikulli i RTKlive dhe ai boshnjak, nuk kishin lidhje njëri me tjetrin.

Pasi Znj. Berbatovci e lexoi perkthimin per te cilin e njoftova se eshte bere nga kolegia Muhaxheri, per pjesen qe ka te bëjë me mediat ne Kosove, edhe ajo aty e kuptoi se nuk behet fjale per ‘Slobodna Evropa’, por ‘Slobodna Bosna’. Me dakordimin e saj, u pajtuam qe te realizohet per lajme vetem kronika nga artikulli autorial i publikuar ne RTKlive mbi takimin qe Vuçiq ka pasur fshehurazi me Radoiciq. Ne oren 18:29 minuta, U. d e kryeredaktores, znj. Berbatovci me dergoi linkun e RTKlive me artikullin e perkthyer ne teresi (nuk e di nga kush), nga ‘Slobodna Bosna’, duke me thënë se këtë mund ta bëj si lajm ngase nuk janë përmendur emrat (emrat e mediumeve v.j) për pjesen e Kosovës.

Duke respektuar hierarkine redaksionale, lajmi në formën më të shkurtër të mundshme, është transmetuar, duke mos përmendur emrin e asnjë mediumi në Kosovë.

Ndjesë për shpjegimin ndoshta më të hollësishëm sesa që është e nevojshme, por kjo për të sqaruar në tërësi të gjithë procedurën e ndjekur.

Jam në dispozicionin tuaj për çfarëdo paqartësie eventuale”.

Lajme të ngjashme