Qysh dështoi shteti në rastin e Kobrës: IKD publikon analizën - NACIONALE

Qysh dështoi shteti në rastin e Kobrës: IKD publikon analizën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I njohur për opinionin si “Kobra” Dibran Haxhaj u bë edhe protagonisti kryesor për vrasjen e një të riu nga Shqipëria, të hënën mbrëma. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një person tjetër. Por kush është "Kobra" dhe si u bë i njohur për publikun? Dhe a dështoi shteti në rastin e tij, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar analizën ku vë në pah mangësitë e sistemit të drejtësisë në trajtimin e këtij rasti.

Jetonte në luks. Të paktën kështu duhej nga paraqitjet e tija në rrjetet sociale. Dibran Hoxhaj, apo siç njihet ndryshe ‘Kobra’ në paraqitjet e ekspozonte gjithmonë veturat e shtrenjta.

Por krahas paraqitjes , ‘Kobra’ tashmë dyshohet edhe për vrasjen e një të riu nga Shqipëria

Ai ka edhe të kaluar kriminale. Akuzohet për të paktën 16 vepra penale. Por vet deklaronte se ka kryer gati më shumë se dhjetëfishin e tyre. Për këto vepra ai ishte pyetur në një paraqitje në "Top Chanel" nëse është penduar.

"Normal që jom pendu dhe i sugjeroj gjithë rinisë të mos zgjedhin këtë rrugë. Është jetë e vështirë dhe jo të gjithë e kanë këtë fat që ta mbijetojnë. Një në njëqind raste mund të jem unë. Se ata që e kanë zgjedhë mund edhe të mos ekzistojnë, janë të ndjerë", thotë ai.

Por a dështoi shteti me rastin e ‘Kobrës’

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe RBF-së (Rockfeller Brothers Fund), të enjten ka publikuar analizën me titull “Dështimi i shtetit ndaj “Kobrës”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, më 3 janar 2023, dyshohet se pas konfliktit lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve në lokalin “Kobra City”, një 31 vjeçar gjeti vdekjen, e derisa një tjetër u plagos. Deri të vdekja e 31 vjeçarit dyshohet se erdhi nga arma që u shkrep nga një recidivist i veprave penale, Dibran Hoxhaj apo siç njihet me pseudonimin “Kobra”.

Në analizën e publikuar thuhet se IKD, përmes platformës “Betimi për Drejtësi” në shkurt të vitit 2022, kishte raportuar se Hoxhaj ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë. Ky recidivist në media proklamohej se ka kryer 198 vepra penale, derisa bënte të ditur se e gjithë kjo e kaluar e tij kriminale filloi me rastin e hapjes së lokalit të lartcekur.

IKD përmes kësaj analize, bënë të ditur se nga 16 aktgjykimet e analizuara rezulton se i njëjti ishte dënuar me dënime me kusht e me gjobë dhe në asnjë prej aktgjykimeve nuk ishte dënuar me burgim efektiv.

Derisa ndër veprat për të cilat është dënuar më shumë se dy herë është vepra penale e armëmbajtjes pa leje. Por, se këto dënime nuk do ta ndalonin të njëjtin që të posedonte sërish armë, dhe të kryente vepër penale më të rëndë, si ajo e privimit nga jeta të një personi, ashtu siç po dyshon Prokuroria Themelore në Prizren”, thuhet në analizën e IKD-së.

Sipas IKD-së, në të gjitha këto raste, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra ndaj tij, por se në asnjë prej tyre, i njëjti nuk është dënuar me burgim efektiv, as pasi i njëjti kishte përsëritur këto vepra penale dhe ishte recidivist. Për veprat penale për të cilat është dënuar z.Hoxha, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vite burgim.

Sipas IKD-së rasti “Kobra” është rast i pakontestueshëm dhe shembull, në të cilin sistemi i drejtësisë, ka dështuar të parandalojë kryesin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij, e njëheri ka dështuar të mbrojë shoqërinë nga një kryes i veprave penale, përmes politikave ndëshkimore joadekuate, respektivisht përmes dënimeve me gjobë e me kusht të një pas njëshme, me ç’rast si rezultat i mosveprimeve në rehabilitimin e një kryesi recidivist të veprave penale nga ana e sistemit të drejtësisë, një person është privuar nga jeta.

Në analizën e publikuar thuhet se recidivizmi i vazhdueshëm i z. Hoxha nuk kishte ndikuar që ndaj tij të merren masa më të ashpra dhe z. Hoxha të mos ketë qasje në armë. Me këtë rast, institucionet e drejtësisë, duhet të sqarojnë për publikun se si është e mundur që një recidivist i kësaj vepre penale, sërish përfundon me qasje në armë përmes së cilës dyshohet se është kryer një vepër e rëndë penale, si privimi i një personi nga jeta.

Situata të tilla, sipas IKD-së do të duhej të ishin alarmante, në drejtim të mbajtjes përgjegjës të gjithë personave zyrtar, të cilët me mosveprimin apo veprimin e tyre, nuk i përmbushin obligimet dhe përgjegjësitë e tyre që burojnë nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe atribuojnë në një klimë, ku persona me të kaluar voluminoze kriminale gjenden në liri dhe me lehtësi promovojnë krimin dhe kryejnë vepra penale.

Lajme të ngjashme