Qosja me gjuhën e Kurtit sulmon pushtetin gjyqësor: Prokurorët dhe gjyqtarët po e mbrojnë korrupsionin sistemik
Edhe akademikut Rexhep Qosja i ka dalë punë të merret me sistemin gjyqësor të Kosovës.
Duke e përdorur gjuhen fyese të kryeministrit Albin Kurti ndaj këtij sistemi, ai i ka kritikuar prokurorët dhe gjyqtarët.
Në profilin e tij në “Facebook”, Qosja ka shkruar se ata po e mbrojnë korrupsionin sistemik.
“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, NUK mund ta SHËRONI Kosovën. Ata e kanë formuar një kartel (një DIKTATURË GJYQËSORE) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre”, ka shkruar Qosja.