QKUK hap konkurs për 100 vende të lira të punës, kërkohen 70 infermierë - NACIONALE

QKUK hap konkurs për 100 vende të lira të punës, kërkohen 70 infermierë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra Klinika dhe Universitare të Kosovës ka hapur konkurs për 100 vende të lira të punës.

QKUK përmes një konkursi kërkon 70 infermierë me diplomë bachellor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachellor, si dhe pesë laborant mjekësor me bachellor.

Nga QKUK kanë njoftuar se konkursi mbetet i hapur nga data 29.03.2023 deri më 05.04.2023.

Postimi i plotë:

100 vende të reja pune në QKUK për profesionistët shëndetësorë

Prishtinë, 27 shkurt 2023

Në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës.

Përmes konkursit të shpallur, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachellor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborant mjekësor me bachellor.

Ftohen të gjithë të interesuarit/at që të aplikojnë nga data 29.03.2023, deri në dt. 5.04.2023.

Kushtet për të aplikuar në konkursin e hapur mund ti gjeni në vegëzën e mëposhtme

Lajme të ngjashme