Qeveria: Tash për tash s’është duke u diskutuar ndalimi i Tik-Tok në nivel vendi - NACIONALE

Qeveria: Tash për tash s’është duke u diskutuar ndalimi i Tik-Tok në nivel vendi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ndonëse ka ndaluar përdorimin e aplikacionit “Tik Tok” në institucionet shtetërore, sa i përket ndalimit të tij në nivel vendi ende nuk është duke u diskutuar.

Analizat dhe vlerësimet e institucioneve dhe ekspertëve në lidhje me gjendjen dhe rreziqet e sigurisë kombëtare kibernetike janë të vazhdueshme. Masat dhe rekomandimet për të ardhmen nxirren vetëm mbi rezultatet e këtyre analizave. Aktualisht, nuk është diskutuar ndalimi i rrjetit social TikTok në nivel vendi”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme