Qeveria në detyrë e miraton Projektbuxhetin për vitin 2026, parashihet paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik - NACIONALE

Qeveria në detyrë e miraton Projektbuxhetin për vitin 2026, parashihet paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Qeveria në detyrë sot e ka miratuar miratimi i Projektligjit për ndarjen buxhetore të vitit fiskal 2026.

Në adresimin e tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se për vitin 2026 është paraparë buxhet prej 4 miliardë eurove, transmeton Klankosova.tv.

Ashtu siç e parasheh ligji për financa publike brenda afatit ligjor, sot po miratojmë projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky vit do të ketë shumë ris. Së pari kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro, ku rreth një miliard janë buxhetuar për investime kapitale”, ka thënë ai, duke treguar risit tjera të këtij projektligji.

Një risi më ketë buxhet do të jetë dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Pra, kushdo që punon se paku 12 muaj në sektorin publik me qeverinë tonë në fund të vitit do mund të përfitoj edhe pagën e 13-të. Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë me 0.5 për qind për çdo vit përvojë punë, për dallim të asaj që kemi pasur më herët ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25 për qind për çdo vit përvojë punë. Kjo përkthehet në rritje shtesë për pagën e secilit që punon në sektorin publik varësisht nga vitet e përvojës së punës”, është shprehur ai.

Sipas tij, ky buxhet parasheh edhe rritjen e pensioneve.

“Ky buxhet përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesa për fëmijët, shtesave për lehona, pagesat për të rinjtë dhe gratë që angazhohen nga super puna, kompletimi i reformës së asistencës sociale e shumë mbështetje të tjera për familjet”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se projektbuxheti përfshinë edhe rritjen e pagës minimale.

“Kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Kemi propozim për rritje të pagës minimale që do ndikoj te 150 mijë të punësuar. Ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse nga 120 pensioni do bëhet 150. Kam premtuar që do të ketë lajm të mirë edhe për nëna. Nga muaji nëntor shtesat për të gjithë fëmijët do të rriten për 50 për qind. Meqë kemi kuvend të konstituuar sot do ta dërgojmë në Kuvend edhe buxhetin për komunat Prishtinë, Gjilan, Zubin-Potok", ka thënë ai.

Para garës së balotazhit rritën pensionet dhe shtesat për fëmijë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka bërë me dije se nga nesër do të rriten pensionet dhe shtesat e fëmijëve.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ai ka thënë se ky është një pretim i tij.

Ndonëse udhëheq një qeveri me mandat të kufizuar, atij nuk i ka penguar t`i marrë këto vendime.

Ashtu siç ju kam premtuar sot ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro. Duke filluar nga muaji nëntor, i cili fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë dhe kategoritë e pensioneve ato për pensione me aftësi të kufizuar, për të rritur por edhe për fëmijë, pensionin familjar si dhe pensionin invalidor të punës”, ka thënë ai, duke treguar se nga nesër për 50 për qind do të rriten edhe shtesat e fëmijëve.

Siç e dini kam premtuar se do të ketë lajme të mirë edhe për nënat që marrin shtesa të fëmijëve. Nga muaj nëntor shtesat për të gjithë fëmijët nga 0 deri në 16 vjeç, e që janë rreth 40 mijë do të rriten rreth 50 për qind. Pra, një nën me dy fëmije që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaj i ardhëm do t`i marrë 60 euro. Një nën me katër fëmijë që këtë muaj ka marrë 120 euro nga muaj nëntor do të marrë 180 euro në muaj, e kështu me radhë ”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme