Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për pajisje me tekste mësimore për filloristët e Luginës së Preshevës - NACIONALE

Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për pajisje me tekste mësimore për filloristët e Luginës së Preshevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 254 562.30 euro për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Ky është viti i dytë që Qeveria e Kosovës ndanë mjete financiare në qëllim të pajisjes me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Luginë të Preshevës.

Për këtë veprim Qeverinë e Kosovës e ka falënderuar Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë të Preshevës.

“Po pra. Jo injorimi dhe as refuzimi, por politika e bashkërendimit me Kosovën rezultoi sot me sigurimin e teksteve shkollore për të dytin vit rradhazi për filloristët e Luginës. Në emër të mësuesve, nxënësve e prindërve, falenderoj Qeverinë e Republikës së për ndarjen e fondit të veçantë prej 255.000 euro për këtë dedikim”, ka shkruar Sinani në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme