Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime - NACIONALE

Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është mbajtur mbledhja e 124 e Qeverisë e Kosovës, ku Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në këtë mbledhje elektronike ka miratuar dy vendime.

Në këtë mbledhje është marrë vendim me që Ministria e Infrastrukturës është autorizuar për kryerjen e punëve përgatitore në realizimin e ‘Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’.

“Vendimin me të cilin Autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.” – thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se vendimi i dytë ka të bëjë me shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme.

Vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme