Kamberi përshkruan seancën e sotme në parlamentin e Serbisë: Retorikë e viteve 90-ta - NACIONALE

Kamberi përshkruan seancën e sotme në parlamentin e Serbisë: Retorikë e viteve 90-ta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar seancën e sotme të mbajtur në Kuvendin e Serbisë, ku u diskutua për dialogun me Kosovën dhe propozimin franko-gjerman.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi senacën e ka cilësua si “rrëmujë” e “albanofobi”.

“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë,” - ka shkruar Kamberi.

Kujtojmë se gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë, ka pasur përplasje të shumta verbale që kanë eskaluar edhe në përplasje fizike.

Lajme të ngjashme