“Qeveria Kurti në panik”, pushtetit i numërohen veprimet e javës së parë të fushatës zgjedhore - NACIONALE

“Qeveria Kurti në panik”, pushtetit i numërohen veprimet e javës së parë të fushatës zgjedhore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bojkotimi i mediave, kapja politike e KPM-së, keqpërdorimi i KQZ-së, instrumentalizmi i policisë, janë vetëm disa nga veprimet e partisë në pushtet në javën e parë të fushatës zgjedhore.

Njohësit e rrethanave politike në vend ia kanë numëruar partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti veprimet që i kanë ndërmarr gjatë kësaj periudhe kohe.

Ata kanë bërë me dje se këto veprime tregojnë se pushteti është në panik.

Duke i komentuar sjelljet e pushtetit, analisti Petrit Zogaj ka vlerësuar se ato janë pjesë e një strategjie autoritare të një pushteti që është në panik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se paniku për humbjen e pushtetit ka filluar ta bëjë Qeverinë agresive.

Strategjia autoritare e pushtetit ne panik. 1. Bojkoto mediat/debatet. 2. Organizo fushate kunder medias: quaj fake neës, kerko mos me i percjelle debatet, perpiqu me i denigru njerezit ne studio. 3. Kapja politike e KPM-se. Ndrysho kryetarin kunderligjshem ne kohe fushate. 4. E fundit qe pritet me ndodhe eshte perdorimi i KPM-se kunder mediave gjate ketyre javeve te fushates. Paniku per humbje te pushtetit ka filluar t’i beje me agresiv”, ka shkruar Zogaj.

Edhe analisti Albert Krasniqi ia ka numëruar partisë në pushtet veprimet gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka bërë me dije se partia në pushtet gjatë kësaj kohe ka bërë 9 veprime, të cilat janë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka përmendur 9 veprime të Qeverisë Kurti.

“Çfarë ka treguar VV gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore: 1. Shpërndarje të shtesave financiare prej 70 milionë euro, si përpjekje për blerje votash; 2. Thirrje për dhunë dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës; 3. Keqpërdorim i pozitës në KQZ për përfitime politike; 4. Bojkot i mediave dhe ikje nga debatet publike; 5. Përdorim i policisë për qëllime politike pa respektuar rregullat ligjore; 6. Kapje të institucionit të pavarur siç është Komisioni i Pavarur për Media; 7. ⁠Shpërndarje të kartelave të punësimit në KEK në kohë fushate; 8. Sulme ndaj bizneseve të mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla; 9. Sulme ndaj institucioneve të drejtësisë duke kërkuar një Kryeprokuror që ka simpati për Kryeministrin”, ka shkruar ai.

Sipas tij, tani pushteti po mendon se di edhe të këndoi.

“Pushteti i përqendruar në duart e një partie të vetme politike u jep aq shumë vetëbesim, saqë fillojnë të mendojnë se dinë edhe të këndojnë!”, ka vlerësuar ai.

Lajme të ngjashme