Qeveria e miraton draftin e Strategjisë së Mbrojtjes së Kosovës - NACIONALE

Qeveria e miraton draftin e Strategjisë së Mbrojtjes së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e ka miratuar sot draftin e Strategjisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më këtë dokument do të përcaktohen objektivat kryesore për mbrojtjen e vendit.

“Më këtë dokument do të përcaktohen objektivat kryesore për mbrojtjen e sovranitetit, dhe integritetit territorial të vendit, modernizmin dhe avancimin e kapaciteteve ushtarake, zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, anëtarësimin në organizata dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare si avancim i bashkëpunimit me NATO-n” ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se kjo strategji është hartuar duke u bazuar në interesat shtetërore.

“Objektivat e strategjisë së mbrojtjes janë hartuar duke u bazuar në interesat shtetërore. Duke pasur parasysh që kjo strategji ofron drejtimin kryesor për t’i përballur rreziqet ndaj Kosovës, ju rekomandoj për aprovim” ka thënë ai Mehaj.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në tetor të vitit 2022 Strategjinë për Sigurinë e Kosovës, 2022-2027.

Lajme të ngjashme