Qeveria ankohet ndaj aktvendimit për pezullim të uljes së pagave për prokurorët dhe gjyqtarët
Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka vendosur ta pezullon zbatimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ekzekutivi tashmë ka dorëzuar ankesë për të kundërshtuar aktvendimin e kësaj gjykate.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Administrativ me datë 16.12.2022 ka pranuar ankesën e ushtruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndaj Aktvendimit me numër A.nr.2767/2022”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, për Albanian Post.
Në fillim e muajit, gjykata ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e Shoqata e Prokurorëve të Kosovës për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.