Qentë e Policisë së Kosovës hanë mbi 50 mijë euro mish të shpendëve, gjedhit dhe peshkut
Qentë e Policisë së Kosovës nuk hanë gjithçka.
Menyja e tyre kryesore është mishi. Madje, ky mish duhet të jetë i terur dhe duhet të jetë disa lloje.
Kjo meny e tyre për një vit i kushton shtetit mbi 55 mijë eurove, raporton demokracia.com.
Kjo është edhe shifra e tenderit që Policia e Kosovës e ka dhënë për ushqimin e qenve.
Në dosjen e tenderit në detaje është treguar përmbajtja e mishit.
Aty thuhet se ushqimi duhet të përmbaj proteina dhe yndyra.
“Specifikat që duhet ti përmbaj ushqimi i terur për qene zyrtar janë: Proteina, minimum 32% -Maximum 34%. Yndyra, minimum 22% Maximum 24%. Produkti duhet të përmbaje mish të shpendëve minimumi 42% ose mish të gjedhit minimumi 42 % mish peshku (Omega 3 dhe Omega 6). Paketimi i ushqimit duhet të jetë: 10 deri 20 kg. Paketimi i ushqimit duhet te këtë materiale për ruajtjen e vlerave ushqyese te ushqimit. Ushqimi duhet te këtë afat te qëndrueshmërisë minimum 12 muaj e me shume. Ushqim për qen te rritur (Adult). Paketimi i Ushqimit duhet te këtë material për ruajtjen e vlerave ushqyese te ushqimit me standarde BOPP/PET met/LDPE”, thuhet në dosjen e tenderit.