"Nga mostransparenca deri te përfshirja e Asociacionit", Abazi tregon çka e largoi nga Kurti
Haki Abazi, ish-kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe një ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, është shprehur lidhur me kritikat që ka marrë në lidhje me retorikën dhe qëndrimet e tij në një intervistë për Zërin e Amerikës.
I pyetur se si ishte e mundur që ai të përfundonte nga njeriu i dytë i Kurtit te ai që s’merr asnjë post, Abazi ka shtuar se nëse kritikat dhe forma e kritikës që ai bën nuk kanë të bëjnë me rezultatet dhe pranimin tashmë të një kornizimi të ri të marrëveshjes, atëherë ato mund të konsiderohen si retorike dhe hakmarrëse.
Sipas tij, qëndrimi pa transparencë për të përfunduar tek përfshirja e Asociacionit dhe një kornizim i dialogut i njejtë dhe i ngjashëm me ato që kanë bërë qeveritë tjera, sigurisht që e sjellë atë në pozicionin e kritikut kundrejt ndryshimit, i cili është bërë madje pa debat publik.
Abazi ka shtuar se kjo është dhimbja më e madhe për të, sepse ai mendon se kemi humbur një shans të jashtëzakonshëm për të riorganizuar si palë në dialog për t’i ikur dhe për t’u larguar nga marrëveshjet, të cilat janë nënshkruar për arsye që ata i dinë.
Sipas tij, kjo është arsyeja edhe pse Lëvizja Vetëvendosje ka marrë edhe besimin nga qytetarët, duke menduar se do të bëjnë më mirë edhe më ndryshe.
"Mendoj se kjo mund të jetë një formë e gjykimit. Por, ne duhet të kthehemi tek rezultatet. Nëse ato që them unë dhe forma e kritikës që nuk ka të bëjë me rezultatet dhe pranimin tashmë të një kornizimi të ri të marrëveshjes që përmban brenda saj të gjitha ato që ne i kemi patur kauzë politike si Lëvizje Vetëvendosje, kundër së cilave kemi protestuar edhe në Parlament dhe në rrugë, ka pasur njerëz që janë humbur jetën në përpjekjet kundër Asociacionit, atëherë sigurisht që mund të konsideroheshin retorike e hakmarrëse. Por qëndrimi pa transparencë për të përfunduar tek përfshirja e Asociacionit dhe një kornizim i dialogut i njejtë dhe i ngjashëm me ato që kanë bërë qeveritë tjera, sigurisht që mua më sjellë në pozicionin e kritikut kundrejt ndryshimit, i cili është bërë madje pa debat publik. Kjo është dhimbja më e madhe, sepse mendoj se kemi humbur një shans të jashtëzakonshëm që të riorganizohemi si palë në dialog për t’i ikur e për t’u largua nga marrëveshje, të cilat janë nënshkruar për arsye që ata i dinë, por shumica e tyre nuk janë tashmë as pjesë e politikës. Kjo është arsyeja edhe pse ne kemi marrë edhe besimin nga qytetarët, duke menduar se do të bëjmë më mirë edhe më ndryshe." - ka thënë Abazi.