"Çka s'i thonë”: Kurti i del në përkrahje kryetarit të Leposaviqit që të rrijë ende brenda
Tashmë që nga e hëna i mbyllur brenda Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit, i erdha mbrojta e Kryetarit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për çka ky i fundit e falënderoi “nga zemra” për, siç tha ai, “qëndresën e tij shembullore për Republikën”.
Kurti, madje dha edhe informacione se Hetemit i kërkohet “mesatarisht nga dhjetë herë në ditë” që ai të dalë jashtë komunës nga ky është mbyllur.
“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, shkroi Kurti.
