Qëllimi i Vetëvendosjes "përveç se i rrezikshëm, është edhe devalvimi i institucionit të Presidentit" - NACIONALE

Qëllimi i Vetëvendosjes "përveç se i rrezikshëm, është edhe devalvimi i institucionit të Presidentit"

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Lulzim Pezi, drejtori i KIPRED, krejt situatën në Kuvendin e Kosovës me nisjen e procesit dhe votimit antikushtetues për president, tha se, qëllimi i Vetëvendosjes është edhe “devalvimi i institucionit të Presidentit.”

Me e keqja eshte se krejte kjo po arrihet në kurriz të integritetit shtetëror dhe institucional të Kosovës.

Postimi i plotë:

Krejt kjo që po ndodh rreth zgjedhjes së kreut të vendit, me shfaqjen teatrale që po e shohim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po arrin kulmin e destruktivitetit politik dhe institucional.

Mos të kemi asnjë mëdyshje se qëllimi politik i kësaj loje sa jo-serioze aq edhe te rrezikshme, ne mes tjerash është devalvimi i institucionit të Presidentit të Republikës.

Me e keqja eshte se krejte kjo po arrihet në kurriz të integritetit shtetëror dhe institucional të Kosovës.

Lajme të ngjashme