Qe më shumë se tri orë mbledhja e (mos)dorëheqjes së Abdixhikut, vendimin e do 'me votë të Kuvendit të LDK-së'
Krerët më të lartë të LDK-së janë mbledhur tash e më shumë se tre orë.
(Mos)dorëheqja e Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas rënies së madhe zgjedhore në 13%, ka shkundur tryezën e Kryesisë së kësja partie.
Me një pjesë që kërkojnë dorëheqje të paprapakthim, dhe me një pjesë, mbështetës të Abdixhikut, që i qëndrojnë se dorëheqja duhe të jetë “ofrim” për t’i konfirmuar me votë në Kuvendin e LDK-së.
Kështu, rreth 350 delegatë të kësaj partie me duar lartë të miratojnë apo refuzojnë dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i të parit të partisë.
Një numër i madh gazetarësh po qëndrojnë për orë të tëra para selisë qendrore të LDK-së për të pritur se çka do të jetë epilogu i mbledhjes së katërdhjetë krerëve drejtues të kësaj partie.
Megjithatë, me ç’dihet, raporti “i forcave” duket të jetë në favor të Abdixhikut.
Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Lutfi Haziri, janë tre figurat më kyçe që duan dorëheqjen e paprakthim të Abdixhikut.
Bajrami veçse ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i Nënkryetares, ndërsa edhe Hoti ka paralajmëruar se do të bëjë të njëjtën gjë, nëse Abdixhiku “nuk reflekton”.
Qysh e “paragjykoi” Abdixhiku rezultatin?
Tash kur rinumërimi në qindra qendra të vendvotimeve shpërfaqi “vjedhje masive” të votave brendapartish dhe në mes të kandidatëve, Abdixhiku paralajmëroi pasoja dhe përgjegjësi politikë për ata që përcaktohen të kenë vjedhur vota.
Por, për këtë, tha ai, duhet pritur pas Kuvendit të LDK-së.
Kësisoji, me një mesazh, duke çuar edhe mesazhin se do të jetë vetë ai në krye të partisë për të nisur këtë përgjegjësi-dhënie mes manipuluesve zgjedhor.
Manipuluesit zgjedhor, Abdixhiku i tha për “të vjetrit” kundra “të rinjve”, duke iu referuar vjedhjes së votave të Paris Gurit, një figurë e re politike në LDK.
“Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë. Ndërkohë, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, shkroi Abdixhiku.
Avokati Besnik Berisha, për të cilin thuhet jozyrtarisht se ka interesim të merr drejtimin e LDK-së, ka reguar ndaj Abdixhikut duke parë nga ky i fundit për synim të nisjes së një lufte të brendshme brendapatiae.
“Qenka nda LDK-ja ne ‘te vjeter’ e ‘te rinj’”, e nisi reagimin Berisha, duke lexuar pastaj se Abdixhiku ka punuar “fort këto ditë” për të pasë votë kundër dorëheqjes së tij në kuvend të LDK-së.
“Lumiri pardje serish e permendi doreheqjen, sot po paralajmeron “fshese” per te vjetrit. Pra, ose u pendu… ose e kuptoi qe Kuvendi s’ia "pranon", sepse ka punu fort keto dite dhe e ka mbush me duartrokites... Keshilla ime per Lumirin: Mire do ishte me ndale gojen, e me kontrollu doren. LDK eshte me e madhe se ambicia e kujdo qe deshtimin e shperndan tek antaresia, e meritat ia atribuon vetes”, shkroi ai.