Qalaj: Tejkalimi i ngërçit në dorë të VV-së
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se tejkalimi i ngërçit politik është në dorën e VV-së.
Derisa ka hyr në ndërtesën e Kuvendit, ai ka thënë se ky ngërç tejkalohet në momentin që VV-ja e ndryshon kandidaten për kryetar të Kuvendit.
Sipas tij, PDK-ja deri me tani i ka bërë propozimet e veta.
“Problemi i Kuvendit mund të zgjidhet në atë moment, kur partia që ka fituar më së shumti ulëse të propozoj dikë tjetër të pranueshëm për partitë tjera. Ne si PDK i kemi dhënë propozimet tona, PDK është duke bërë një punë mjaft të mirë, meqenëse është duke evituar një të keqe të madhe që një kandidat që nuk është i pranueshëm, që nuk paraqet unitet, të mos bëhet kryetar i parlamentit”, ka thënë Qalaj.