Qalaj: Ministrja Hajdari javën e ardhshme do të detyrohet të jap dorëheqje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se ministrja Rozeta Hajdari javën e ardhshme do të duhet të jap dorëheqje.
Qalaj në emisionin “Five” në RTV Dukagjini ka komentuar arrestimin e dy zyrtarëve të MINT dhe biznesmenit Ridvan Berisha nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore
“Unë ajo çka duhet të mendoj do të ishte e rrugës do të jepte dorëheqje nga pozita e ministres dhe ftoj organet e rendit dhe drejtësisë që të hetojnë pa asnjë hetim. Ky do të ishte një ministre të përgjegjshme dhe një ministre që ia don të mirën Kosovës. Ajo javën e ardh nëse jo do të detyrohet të jap dorëheqje… Ajo do të jetë subjekt i intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale. Ne deputet e PDK-së ka shuam muaj kemi ngrit alarmin për rezervat shtetërore dhe informatat mbi dyshimet për keqpërdorimet për rezervat shtetërore.” - ka thënë Qalaj.
Qalaj tutje ka thënë se rreth 50 tonë grurë nuk kanë arrit në Kosovë ndërsa transporti i vajit është paguar dy here.
“Ne dimë se 50 tonë gurë nuk kanë ardh në Kosovë, ndërsa për vajin transporti është paguar dy herë. Pagesa për vaj është bërë dy ose tri ditë para të nënshkruhet kontrata. Ky hetim ka filluar tre muaj më herët. Kur Task forca dh shefi i saj kanë bërë një raport informues për Prokurorisë Speciale për dyshohet se si janë siguruar dhe blerë rezervat shtetërore. Dhe kjo i ka i kushtuar me pozite shefit të Task forcës zotit Hazirit që të pengohet hetimet.” - ka theksuar Qalaj.
