Qalaj: Është dashur të zbatohet vendimi për Manastirit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në emisionin “60 minuta”, të KTV-së ka four në lidhje me vendimin e Qeverisë për ta urdhëruar Agjencinë e Kadastrit për ta zbatuar vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit. Ai ka thënë se vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen.
“Kosova ka obligim t’i zbatojë vendimet e Kushtetueses, duke ditur se ajo është gardian i Kushtetutës. Është dashur ky vendim të marrë fund dhe të zbatohet...Kosova po e dëmton veten dhe po i dëmton raportet me miqtë tanë”, ka thënë Qalaj.
Qalaj tutje ka thënë se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po bashkëpunojnë mes vete, duke shtuar se sulmi në Banjskë ishte improvizim i Vuçiqit.
“Kur Qeveria Kurti ishte në minimumin e sondazhit për shkak të problemeve të brendshme, kur u pa se Qeveria s’po di të qeverisë, Vuqiqi e improvizoi një sulm në Kosovë. Policia e Kosovës me një reagim të shkëlqyer parandaloi dhe likuidoi disa sulmues dhe kemi prapë kthimin e një lloj besimi për shkak të incidentit në Banjskë”, ka thënë deputeti i PDK-së.