“Njeriu i VV-së” në KQZ rekomandon rinumërimin e votave të pavlefshme nga diaspora, çështja diskutohet sot në KQZ - NACIONALE

“Njeriu i VV-së” në KQZ rekomandon rinumërimin e votave të pavlefshme nga diaspora, çështja diskutohet sot në KQZ

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Sekretariatit në KQZ-së, Besnik Buzhala, i cili njihet si njeri i VV-së, ka rekomanduar rinumërimin e votave të pavlefshme nga diaspora pas ankesës së VV-së.

Duke e shfrytëzuar vendimin e PZAP-së, ku para disa dite e ka udhëzuar KQZ-në që disa fletëvotime t`i shpall të vlefshme, ai ka rekomanduar që të rinumërohet të gjitha pakot me post të diasporës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë rekomandim do të vendos në mbledhjen që do të mbahet sot në ora 15:00, ku një nga pikat e rendit të ditës është “Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për hapjen e të gjitha kutive të votimit me fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së”.

Miratimi i këtij rekomandimi do të vonojë për disa ditë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lajme të ngjashme