Putini urdhëron armëpushim dyditor në prag të Krishtlindjeve - NACIONALE

Putini urdhëron armëpushim dyditor në prag të Krishtlindjeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus Vladimir Putin pretendohet se i ka bërë thirrje ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu të urdhërojë një armëpushim në Ukrainë në respekt të Krishtlindjeve Ortodokse.

“Duke pasur parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të vendosë një regjim armëpushimi përgjatë gjithë linjës së luftës ndërmjet palëve në Ukrainë nga ora 12:00 e datës 6 janar deri në orën 24:00 të datës 7 janar. ”, thuhet në një deklaratë nga shefi i Kremlinit sipas medias ruse RIA, transmeton Foxnews.

Sipas Putinit, peshkopi ortodoks rus bëri thirrje për një armëpushim të Krishtlindjeve në mënyrë që "populli ortodoks të mund të marrë pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve dhe në ditën e Lindjes së Krishtit".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ende nuk ka komentuar publikisht pas urdhrit të Putinit, por një këshilltar nga zyra e tij i përshkroi thirrjet për armëpushim të bëra nga Kisha Ortodokse Ruse si një "kurth cinike".

"Kisha Ortodokse Rusenuk është një autoritet për Ortodoksinë globale dhe vepron si një "propagandist lufte. Kjo kishë ka berë thirrje për gjenocid ndaj ukrainasve, nxiti vrasje masive dhe këmbëngul për militarizimin edhe më të madh të Federatës Ruse.", tha Mykhailo Podolyak sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ukrainase Ukinform

Lajme të ngjashme