Putini e viziton Krimenë në përvjetorin e aneksimit - NACIONALE

Putini e viziton Krimenë në përvjetorin e aneksimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka vizituar Gadishullin e Krimesë me rastin e 9-vjetorit të aneksimit të saj nga forcat ruse.

Televizioni shtetëror rus shfaqi një video të shkurtër, ku Putini shihej i veshur me rroba të rëndomta duke ecur bashkë me disa zyrtarë. Televizioni premtoi se do të publikonte hollësi më vonë.

Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, tetë vjet para se ta niste pushtimin e Ukrainës më 2022.

Ukraina ka thënë se do të luftojë për t’i dëbuar forcat ruse nga Krimea dhe nga të gjitha territoret e tjera që Rusia i ka pushtuar gjatë luftës njëvjeçare.

Lajme të ngjashme