Pushteti u rikthehet fyerjeve ndaj aleatëve: Këshilltari i Kurtit i ofendon ambasadorët, presidentja zyrtarin e BE-së - NACIONALE

Pushteti u rikthehet fyerjeve ndaj aleatëve: Këshilltari i Kurtit i ofendon ambasadorët, presidentja zyrtarin e BE-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qëndrimet e vendeve aleate të Kosovës dhe të BE-së për moshapjen e urës së Ibrit në mënyrë të njëanshme, nuk iu kanë pëlqyer njerëzve të pushtetit. Kjo ka bërë që përfaqësues të institucioneve të larta të Kosovës të lëshohen në ofendime të reja ndaj diplomatëve që janë të akredituar në Republikën e Kosovës. Më të zëshmit në këtë drejtim janë treguar zyrtarët e partisë në pushtet.

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka bërë sot ndoshta fyerjen me të madhe të ambasadorëve perëndimorë të akredituar në Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata po kërkojnë leje nga Serbia për çdo qëndrim të tyre në Kosovës.

Si shtete sovranë, nuk do të duhej të merrni leje nga Serbia për veprimet tuaja në Kosovë. Por ju po kërkoni leje nga Serbia për çdo veprim e qëndrim tuajin në Kosovë, dhe po i kërkoni Kosovës të bëj të njëjtën gjë. - Mos fyeni veten si shtete që dërgon ambasador në një vend sovran, por ju udhëzon të silleni si shërbim konsullor në një zonë të degdisur të Serbisë.”, ka shkruar Feraj.

Ai në mënyrë skandaloze ka thënë se deklarimet e ambasadorëve janë në favor të krimit të organizuar.

Nëse hapja e urës është e drejtë dhe e ligjshme, por ju këshilloni të mos hapet sepse i padrejti dhe i paligjshmi kërcënon me dhunë ligjin, dinjiteti juaj e kërkon të rreshtoheni kundër dhunës, krah ligjit dhe të drejtës. Përndryshe çdo krim i organizuar e lexon qëndrimin tuaj në favor të vet: nëse reziston me dhunë, të mos ndalohet asnjë kriminel as në zona të tjera.”, ka vlerësuar ai.

Me tej, Feraj i VV-së i ka akuzuar ata edhe për lejimin e sulmit në Banjskë.

"Shtetet tuaj i kanë dhënë Kosovës garanci t'ia mbrojnë kufirin nga Serbia agresive, por ju nuk ndaluat karvanin e makinave plot terroristë të Radojçiqit, ndërkohë që po ndaloni me efektivitet makinat e qyetarëve të të njëjtit qytet të qarkullojnë të lirë në qytetin e vet, sepse kështu do Serbia.", është shprehur ai.

As Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i ka kursyer fjalët ndaj zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

Duke i komentuar deklaratat e tij rreth çështjes së hapjes së urës së Ibrit, ajo sot ka thënë se ato janë raciste.

Sipas saj, qëndrimet e zyrtarit të BE-së nuk meritojnë vëmendje.

Deklaratat e zëdhënësit të BE-së janë raciste, as nuk meritojnë më shumë vëmendje. Jam deklaruar në raport me ato deklarata raciste, nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së Urës në Bruksel. Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njëjtë sikur zëdhënësi nga Sllovakia që nuk e pyet asnjë shtet fqinj kur e kalon urën e vet”, ka thënë Osmani.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, javën e kaluar e ka fyer ambasadorin Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në një debat në tëvë1, ku diskutohej për hapjen e urës së Ibrit, Bajrami ka thënë se diplomati amerikan nuk merr në ura.

Deputeti i VV-së ka thënë se Honenier nuk duhet të përzihet në çështje tjera, por duhet të qëndrojë në ambasadë.

"Ambasadori amerikan nuk merr vesh në ura, ai duhet me nejtë në ambasadë. Në Kosovë në një kohë edhe zgjedhjet u caktojshin në koordinim me ambasadat”, ka deklaruar Bajrami.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e lartë të pushtetit në Kosovë fyejnë përfaqësuesit e aleatëve të Kosovës.

Sa herë që ShBA-ja dhe BE-ja kundërshtojnë ndonjë veprim të Qeverisë së Kosovës, eksponentë të partisë në pushtet aktivizohen me fyerje ndaj zyrtarëve perëndimorë.

Lajme të ngjashme