Pushteti nuk flet sonte për vendimin e Kushtetueses, MD-ja paralajmëron konferencë për nesër
Duket se Qeveria e Kosovës nuk do të deklarohet sonte në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli anti-kushtetues ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ministria e Drejtësisë ka lëshuar një njoftim për media, ku paralajmërohet konferencë për media gjatë ditës së nesërme, në orën 12:00.
“Lidhur me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në ora 12:00, do të mbajë konferencë për media.” – thuhet në njoftim
Ndërkohë, gazeta Nacionale ka kontaktuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por ajo e ka ndalur telefonin.
Po ashtu, Nacionale ka provuar që të bisedojë edhe me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, por as kjo e fundit nuk është përgjigjur.
