Pushteti e dredhon për nevoja 'viktimizimi' ftesën e Kurtit si dëshmitar nga prokuroria, plot reagime - NACIONALE

Pushteti e dredhon për nevoja 'viktimizimi' ftesën e Kurtit si dëshmitar nga prokuroria, plot reagime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ftesën ndaj Kurtit nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit për rastin e Rezervave Shtetorëre pushteti e përdrodhi në dy rrafshe: ndërhyjre në zgjedhje dhe me ngjyrime përndjekjeje ligjore.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ia dha këto kontura:

Një të ndërhyrjes në zgjedhje dhe dy, duke ngrerë krahasim me atë të zgjedhjeve 2021 ku Kurtit, si pasojë e kryerjes së një vepre penale, i ishi ndaluar kandimi – por, jo edhe zgjedhja.

Njëjtë edhe zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi e pa krejtësisht në rrafsh zgjedhor duke e dhënë për gjoja të mirëqenë se prokuroria ftesën e ka dërguar për të ndikuar në zgjedhje.

“Pse kjo nguti, fushata fillon në janar”, shkroi Bislimi.

Një nga figurat më ekzemplare e vokale të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i qëndroi kësaj trake të interpretimit: “Tash kemi ndërhyrje të sistemit të drejtësisë në proces elektoral”.

Kurti supozohet të paraqitet si dëshmitar në prokurori të hënën, më 16 dhjetor.

Autori i emisionit “Pressing” në T7, Leonard Kerquki, spin-et e pushtetit dhe analistëve që korrespodojnë me diskurs qeveritar, i pa si “...shpresë se thirrja do t’ia shtojë ndonjë votë”.

“Për besë keni lujt, Prokuroria po e këerkon si dëshmitar - jo si të dyshuar. Pse ish dasht me qenë problematike bashkëpunimi i Kryeministrit me Prokurorine?!”

“A nuk është detyrë e secilit prej nesh, e më së shumti e Kryeministrit të vendit, qe t’i ndihmojë Prokurorise në raste kur kemi informata, a?”, shkroi Leonard Kerquki në Facebook.

Gazetari Vehbi Kajtizi u shpreh në tone më të mprehta: “Mos i jepni zor se po shkyheni tu viktimizu!” dhe konkludoi se kjo “nuk dhezë ma”.

Albin Kurtin e kane thirre ne cilesi te deshmitarit ne nje rast te madh korrupsioni ku jane te perfshire zyrtare te qeverise se tij... Ju pasket me kalle prape kete vend nese Kurti arrestohet per udheheqje te nje ndermarrje te perbashket kriminale, korruptive”, shkroi ai.

Përpjekje për t’u viktimizuar “dhe me nxjerrë naj votë”, e pa poashtu edhe gazetari Ilir Mirena.

Mos u merdhezni se deshmitar e kane thirre Albin Kurtin. Mos provoni me u viktimizu e me nxjerr naj vote n’emer te kinse persekutimit. Veç deshmitar. Nuk e kane ftu me deshmu as per protesta e as çeshtje ideologjike, por per nje afer korruptive qe ka ndodhur ne qeverine e tij. Kaq”, shkroi ai.

Gazetari Besnik Krasniqi, pati vështrim krejt të kundërt – ftesën e Prokurorisë e quajti “fuqizim” për Kurtin në kontekst zgjedhor.

Albin Kurti fuqizohet në proporcion me intensitetin e sulmeve qe i bëhen. Këtë s'e kuptoi Grenelli dhe aleatët e tij në Prishtinë, 4 vjet më parë. Këtë s'po e kupton sot Prokuroria Speciale, e cila në prag të fushatës zgjedhore, e qerasi me një ftesë Kurtin”, shkroi ai në Facebook.

Çfarë bëhet fjalë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar në cilësi të dëshmitarit për çështjen e Rezervave Shtetërore të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë.

Aty dyshohet se ishte angazhuar një person krejtësisht privat si Ridvan Muharremi, pronar i një furreje që frekuentohej nga qeveritar.

Rezervat Shtetërore ishin klasifikuar si sekret shtetëror, ndërsa blerjen e tyre e kishte bërë Ridvan Muharrmei – dhe për më tepër, qindra mijëra ishin paguar për një sasi të mallit e cila s’kishte ardhur kurrë.

Lajme të ngjashme