Punëtorët teknikë bojkotojnë punën në pesë shkolla - NACIONALE

Punëtorët teknikë bojkotojnë punën në pesë shkolla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatave të Pavarura të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se punëtorët teknik të pesë shkollave të kryeqytetit që nga nesër 02 mars 2023, nuk do të kryejnë shërbimet e tyre në këto shkolla në shenjë pakënaqësie pasi Komuna e Prishtinës nuk ua ka paguar me rritje pagat e muajit shkurt.

“Shkas është mos pagesa e pagave për muajin shkurt , pasi që nga Drejtoria e Arsimit na është thënë se kanë probleme të brendshme lidhur me pagën e muajin shkurt , e që ky avaz mund të zgjatë edhe më shumë.''- ka deklaruar Azemi

Bojkoti do të vazhdojë në Shkollën e Muzikës, atë të Bujqësisë, në Shkollën Model, të Ekonomisë dhe në Gjimnazin Matematikor.

Lajme të ngjashme