Punët keq në Mitrovicë? Muja i VV-së lut mitrovicasit të dalin të votojnë dy orë para mbylljes së votimeve - NACIONALE

Punët keq në Mitrovicë? Muja i VV-së lut mitrovicasit të dalin të votojnë dy orë para mbylljes së votimeve

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Nga raportime prej autorëve të Exit Poll-eve është premtuar befasi e madhe në Mitrovicë, për çka, me ç’duket, janë në dijeni edhe Vetëvendosje.

Armend Muja i VV-së doli me “lutje” për mitrovicasit që të dalin të votojnë para mbylljes së vendvotimeve.

“Të dashur qytetarë kanë mbetur më pak se tre orë, procesi mbase më i rëndësishëm për Mitrovicën.

Ju bëj thirrje të gjithave lagjave, nga Bajru te Shipoli...që të dalin në votime para mbylljes së qendrave të votimeve”, tha Armend Muja.

Lajme të ngjashme